×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Zyra e Kurtit shpall tender 17 mijë e 500 euro për blerjen e karrigeve për zyre

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 11:02

    Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender në vlerë 17 mijë e 500 euro për blerjen e karrigeve për zyre.

    Në dosjen e tenderit të publikuar në e-Prokurim thuhet se do të blihen 50 karrige, që sipas një përllogaritje të thjeshtë i bie se një karrige do të blihet për 350 euro, shkruan Reporteri.net.

    Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 18 marsi, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

    Kohëzgjatja e kontratës është për 3 muaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!