×
  • Lajme
  • Lajme / Strasburg

    Kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, në rend dite javën e ardhshme

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 14:25

    Statusi i mysafirit special në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, është në agjendë në mbledhjen që pritet të mbahet më 5 mars të javës së ardhshme në Strasburg.

    Sipas draft-agjendës së Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, çështja e Kosovës është në rend dite si pika e pestë e rendit të ditës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “5. Kërkesë për statusin e mysafirit special nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në draft-agjendë.

    Kosova me një letër të dërguar në fund të nëntorit të vitit të kaluar kishte kërkuar statusin e mysafirit special në APKE.

    Shteti i Kosovës, edhe pse ka aplikuar për pranim në Këshillin e Evropës dhe ka kaluar shumicën e procedurave të nevojshme, ende nuk është anëtare e plotë. Vitin e kaluar, APKE rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por ajo u pengua në këtë rrugë.

    Sipas rregullores, Asambleja mund t’u japë statusin e mysafirit special parlamenteve kombëtare të shteteve evropiane jo-anëtare që kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Anëtarët e delegacioneve të ftuar me statusin e mysafiret special nuk kanë të drejtë vote, por ata kanë të drejtën e fjalës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!