×
  • Lajme
  • Botë / Detaje

    Të shtënat te gjykata në Gjermani, BILD: Plagosen babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 15:54

    Gazeta gjermane “Bild” raporton se nga të shtënat me armë jashtë gjykatës ku po gjykohet Hysein Akkurt, i akuzuari për vrasjen e boksierit kosovar, Besart Nimani, kanë mbetur të plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit, përcjell Reporteri.net.

    Për vëllain ky medium raporton se është plagosur në këmbë, e babai raportohet se është plagosur në zemër dhe se është në gjendje të rëndë.

    Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është barrikaduar.

    Akkurt u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Daëoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes.

     

    Të shtëna me armë jashtë gjykatës ku po gjykohet vrasësi i boksierit Nimani, raportohet për tre të plagosur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!