Sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) do të hyjnë në fuqi sot, njofton agjencia Beta, duke kujtuar se këtë e ka bërë të ditur dje presidenti serb Aleksandar Vuçiq përmes një video-mesazhi në profilin e tij në Instagram.
“Ne jemi duke u përballur me sanksione nesër në orën gjashtë të mëngjesit për shkak të industrisë së naftës të Serbisë”, tha Vuçiq.
Washingtoni vendosi sanksione ndaj NIS më 10 janar të këtij viti për shkak të aksioneve të Gazprom Neft të Rusisë në kompani, me qëllim që të parandalojë Rusinë nga përdorimi i të ardhurave nga energjia për luftën në Ukrainë.
Dokumentet e publikuara në Bursën e Beogradit tregojnë se dje Gazprom Neft, një filial i Gazprom-it, ka reduktuar aksionet e pronësisë në NIS nga 50 në afërsisht 44.85 për qind. Në të njëjtën kohë, Gazprom rriti aksionet e tij në NIS nga 6.15 në 11.30 për qind.
NIS është gjithashtu në pronësi të shtetit të Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, dhe aksionet janë gjithashtu në pronësi të qytetarëve, punonjësve aktualë dhe të mëparshëm, si dhe aksionarëve të tjerë pakicë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.