Një grua në Ulqin të Malit të Zi ka lindur foshnjën e saj në muajin e shtatë të shtatzënisë, rrugës duke shkuar për në Spital në autoambulancë. 

Siç ka mësuar mediumi Ul-info, derisa ishin ende rrugës, në autoambulancë ka filluar lindja.

Nëna dhe foshnja e gjinisë mashkullore mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklamë

Ata janë dërguar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Në ekipin e ambulancës ishin doktoresha Leudrita Mustafa, teknikja Lumnija Kraja Gjeloshi dhe shoferi Artan Sefovic.