×
  • Lajme
  • Lajme

    Koleget e fotoreporterit Alban Bujari shpërthejnë në lot teksa kumtojnë lajmin për vdekjen e tij

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 15:04

    Dy gazetaret e Kohavisionit, Agnesa Vitija dhe Ardiana Dragusha, kanë shpërthyer në lot teksa kanë kumtuar lajmin për vdekjen e kolegut të tyre, fotoreporterit të mirënjohur, Alban Bujari.

    Bujari ishte një ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.

    Alban Bujari ishte pjesë e ekipit të KOHËS që kur nisi karrierën e tij në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997.

    Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve të ‘90-ta. Në veçanti luftën mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!