×
  • Lajme
  • Lajme

    AKB: Arabia Saudite e interesuar për investim në Kosovë

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 16:10

    Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se Arabia Saudite është e interesuar për investim në Kosovë.

    Ai ka pritur një delegacion nga ky shtet i kryesuar nga Abdulhamit Jafer, i cili e ka vizituar AKB’në dhe Kosovën.

    “z.Abdulhamit tha se jemi të interesuar për të mbështet iniciativat e investimeve private dhe publike në Kosovë sipas kërkesave që ka Kosova”, thuhet në njoftim.

    Agim Shahini, kryetari i AKB-ës ka deklaruar se Kosova ka politikat më të mira për investim në Ballkanin Perëndimor.

    “Të dy palët u zotua që të vazhdojnë komunikimin për të mirën e dy shteteve dhe bizneseve tona”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!