Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës e ka shkarkuar Bekir Gërgurin nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje si dhe Ramadan Budakovën nga pozita e u.d së zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv, të cilët kanë ushtruar këto pozita tash e një vit, shkruan Reporteri.net.
Në vend të Gërgurit, Bordi ka emëruar Gramos Hashanin, që deri tash ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në KEK, ndërsa në vend të Budakovës është emëruar Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave.
Konkursi për Kryeshef të KEK’ut do të shpallet të hënën.
“Bordi i Drejtorëve ka falënderuar z. Gërguri dhe z. Budakova për kontributin e tyre të deritanishëm, e sidomos për menaxhimin e situatës së krijuar pas sulmit në Kanalin e Ibër Lepencit, dhe u ka uruar suksese në angazhimet e mëtutjeshme brenda Korporatës”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.