×
  • Lajme
  • Lajme / Leposaviq

    Policia gjen armë, eksploziv e uniforma ushtarake në veri – Sveçla, Hoxha e Elshani thërrasin konferencë për media

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 16:27

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksion në një fshat të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një sasi eksplozivi dhe uniforma ushtarake, shkruan Reporteri.net.

    Provat e gjetura do të prezantohen në një konferencë për media, me fillim nga ora 18:00.

    Sipas njoftimit të Policisë, në këtë konferencë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisëë, Gazmend Hoxha dhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!