×
  • Lajme
  • Botë

    Faza e parë e dosjes ‘Epstein’, emra të famshëm në listën e kontakteve dhe marrëdhënia me Trump

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 18:41

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi të enjten në mbrëmje të ashtuquajturën “Faza e parë” e dokumenteve të shumëpritura në lidhje me ish-financierin Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në një burg të Nju Jorkut më 10 gusht 2019, duke përfshirë listën e tij të kontakteve, regjistrat e fluturimit të avionit të tij – të quajtur “Lolita Express” – dhe një listë provash që qeveria ka grumbulluar kundër tij.

    Asnjë zbulim i madh nuk del nga rreth 200 faqet e dokumenteve: ndër emrat e famshëm në listën e kontakteve të Epstein, janë lideri i Rolling Stones, Mick Jagger, Michael Jackson dhe aktori Alec Baldwin.

    Emri i Donald Trump nuk figuron në kontakte, por dokumentet konfirmojnë se ish-financieri ka pasur marrëdhënie edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, i cili megjithatë figuron në dokumentet e fluturimit të avionit privat të ish-financierit.

    Gjatë skandalit, ishin shfaqur disa foto të Trump me Epstein. Në fakt, të dhënat e avionit privat të këtij të fundit, tregojnë se presidenti e përdori atë së bashku me gruan e tij të atëhershme Marla Maples (çifti u divorcua në 1999), vajzën e tij Tiffany dhe kujdestaren e fëmijës më 15 maj 1994.

    Por këto nuk ishin fluturimet famëkeqe për në ishullin e Little Saint James, ku është ushtruar dhunë në aeroport ndaj qindra grave, mes tyre shumë minorene.

    Ndër emrat e tjerë në listën e kontakteve, raporton “New York Post”, janë ata të Ethel Kennedy (nënës së Robert F. Kennedy Jr.), ish-guvernatorit të Nju Jorkut Andreë Cuomo, supermodeles Naomi Campbell, këngëtares Courtney Love, Bob Weinstein (vëllait të Harvey Weinstein), senatorit të ndjerë Tedd Kennedy dhe aktorit Ralphs Fiennes.

    Por kjo nuk është “një listë klientësh” e Epstein, thekson gazeta: këta janë emrat e njerëzve të pranishëm në listën e gjerë të kontakteve të ish-financierit, shumica dërrmuese e të cilëve – nëse jo të gjithë – janë raportuar ndër vite për padi dhe rrjedhje në lidhje me këtë çështje.

    Përveç listës së kontakteve, Departamenti i Drejtësisë publikoi një listë të redaktuar të masazhisteve, emrat e të cilave u fshehën për shkak se ishin viktima.

    Janë 254 emra në atë listë. Dosja “Faza e parë” iu dha 15 ndikuesve konservatorë përpara se të bëhej publike, shton “New York Post”.

    “Tani gjëja interesante është se ne të gjithë jemi duke pritur për bomba”, – u tha ndjekësve Liz Wheeler, podkasterja në një transmetim të drejtpërdrejtë në platformën “X”.

    “Ne të gjithë jemi duke pritur për gjëra të tjera. Dhe kjo nuk është ajo që është në këtë dosje. Dhe pikërisht kështu na e paraqiti Prokurori i Përgjithshëm”. Dhe pastaj, shton sërish “Është normale të ndihesh i frustruar… duhet të ndihesh i frustruar”.

    Nga ana e tij, “New York Post” komenton se nuk është e qartë nëse informacione të tjera në lidhje me çështjen Epstein do të publikohen, por emri i dhënë në dosjen e publikuar sugjeron se mund të ketë “faza të tjera”./gazetasi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!