Numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përmes postës, vazhdon në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e numërimit të 8.51 për qind të votave të ardhura me postë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Lëvizja VETËVENDOSJE (VV)ka marrë 45.79% të votave ose 1,293 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e dytë me 1,010 vota, ose 35.76%. Pas saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 335 vota, që përbën 11.8%.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbetur pas këtyre dy subjekteve, duke arritur vetëm 98 vota, ose 3.47% të totalit të votave të numëruara deri tani.
Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.