×
  • Lajme
  • Botë / Takimi

    Tensionet në Zyrën Ovale, Kryeministri britanik telefonon Presidentët Trump dhe Zelensky

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 0:05

    Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë ukrainas Voldymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që këta të fundit patën në Zyrën Ovale të shtëpisë së Bardhë.

    Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se kryeministri Starmer ka biseduar në telefon me dy presidentët.

    “Kryeministri mban mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe po luan rolin e tij për të gjetur një rrugë përpara për një paqe të qëndrueshme, e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës. Kryeministri mezi pret të presë liderët ndërkombëtarë të dielën, përfshirë Presidentin Zelensky.”, tha ky zëdhënës.

    Kujtojmë që, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ftuar dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të Bashkimit Evropian në samitin që do të organizojë më 2 mars në Londër, takim që synon të “çojë përpara” veprimet për Ukrainën dhe sigurinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!