Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar takimin e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, hkroi se ky moment duhet të shërbejë që secili shtet dhe lider shtetërir të reflektojë, e më së shumti vendet si Kosova.
“Takimi në Zyrën Ovale ishte një moment që duhet t’i bëjë të reflektojnë secilin shtet dhe lider shtetëror, e më së shumti vendet si Kosova. Rimodelimi i plotë i doktrinës politike amerikane, në dritën e reflekseve të saj në rrafshin e politikës së jashtme dhe diplomacisë sipas një rendi në ndryshim e sipër botëror, është diçka për të cilën askush nuk e ka komoditetin të qëndrojë pasiv dhe indiferent”, ka shkruar Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.