×
  • Lajme
  • Lajme / Përditësimi i fundit

    Numërimi i 14.36% të votave përmes postës: VV e para, LDK e dyta, AAK e NISMA para PDK-së

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 8:27

    Numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përmes postës, vazhdon në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e numërimit të 14.36 për qind të votave të ardhura me postë Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë 44.33 % të votave, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka 2520 vota.

    E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55% të votave me postë, ndërsa kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka 1770 vota.

    Në vend të tretë aktualisht qëndron koalicioni i AAK-së dhe Nismës me 9.68%, ndërsa kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka 539 vota. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka 154 vota.

    E katërta është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, ka 365. Ndërkaq, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka marrë 169 vota.

    Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.

    Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!