Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një postim në Facebook, ai uroi që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës.
Postimi i tij i plotë:
Nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim.
Prandaj, le të shikojmë rreth nesh dhe të mos mbyllim sytë përballë nevojtarëve. Le të jemi solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit, sepse kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë për të cilën është përcaktuar agjërimi, në mënyrë që i ngopuri të kujtojë të uriturit dhe që të pasurit të kujdesen për të varfërit.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës.
Nga zemra uroj të gjithë myslimanët dhe myslimanet në atdhe dhe mërgatë për ditë të bekuara dhe të begata të Ramazanit!
Ju qoftë i lehtë agjërimi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.