I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, i ka reaguar presidentes të Sllovenisë, Natasa Musar, pasi kjo e fundit ka mbështetur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas përplasjes me presidentin Donald Trump, shkruan Reporteri.net.
Grenell i ka kujtuar Musarit se Sllovenia edhe pse u zotua të paguajë 2% për mbrojtjen, paguan vetëm 1.29%.
“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen. Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29% tani”, ka thënë Grenell në reagimin e tij.
Actually, you are one of the lowest spending NATO members on defense.
You committed to pay 2% in 2014 yet still only pay 1.29% now.
Nothing undermines NATO more than not paying your fair share. https://t.co/JOZuQYWUqh
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 1, 2025
Kujtojmë se presidentja e Sllovenisë tha se Rusia është agresori dhe se e mbështesin Ukrainën.
“Ajo që dëshmuam sot në Zyrën Ovale i minon këto vlera dhe themelet e diplomacisë. Ne jemi të vendosur në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës. E përsërisim, Rusia është agresori”, ka shkrur ajo në rrjetet sociale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.