×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Fatmir Latifi: Arritja më e madhe pas Lidhjes së Prizrenit, pa fije dyshimi është UÇK

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 11:35

    Hoxhë Fatmir Latifi, ka folur me shumë emocione për UÇK-në.

    Latifi tha se UÇK është një projekt gjigant që i bie përshtati çdo shqiptari.

    “Projekti më gjigant, arritja më e madhe, le ta mbajë mend mirë shqiptaria deri në ditën e kiametit projekti më i bukur i cili i bie përshtati çdo shqiptari, pas Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 pa fije dyshimi është UÇK. Që promovon vlera, kulturë, dashuri, respekt, tolerancë e begati”, ka thënë ai në emisionin  “Weekend” në Klan Kosova.

    Tutje, ai potencoi se sot 26 vite kishte qenë i plagosur në luftë, duke theksuar se gëzohet që sot lëviz lirshëm.

    “Sot ka rastis dita e parë e Ramazanit, por është një marsi unë e kam datëlindjen e dytë sepse sot 26 vjet në këso kohe unë kam qenë i plagomë”, tha Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!