Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka alarmuar për gjendjen alarmate para minierës së Artanës, konkretisht për përmbytjet e rrezikshme që kanë ndodhur nga horizonti i gjashtë.
Ai thotë se kjo po ndodh si shkak i keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë, ndërsa thotë se pasojat mund të jenë katastrofale, shkruan Reporteri.net.
Shala e kritikon Qeverinë Kurti, duke thënë se “kështu qeverisë”, ajo.
Postimi i tij i plotë:
Dje në minierën e Artanës, kjo ishte pamja para hyrjes së saj – një përmbytje e rrezikshme nga horizonti i gjashtë, si rezultat i keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë.
Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të ndodhë! Pasojat mund të jenë katastrofale, njerëzore, teknike dhe mjedisore.
Asnjë reagim institucional. Asnjë vlerësim apo prononcim nga shteti, nga dje deri më sot.
Ndërkohë, bordi i KPMM-së, të gjithë në Kanada, kot me paratë e shtetit.
Kështu qeveris Qeveria Kurti!
Nëse asgjë tjetër, kjo është një vepër penale mjedisore (të paktën për aq sa duket jashtë minierës), po brenda në minierë, vetëm Zoti e di!?