×
  • Lajme
  • Botë / Samiti i Londrës

    Starmer: Do të diskutojmë me SHBA-në për një plan të ndalimit të luftës në Ukrainë

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 16:19

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i rrethuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron i Francës, ai i Ukrainës,Volodymyr Zelensky, dhe liderë të vendeve të tjera të Evropës dhe po ashtu Kanadasë, ku i pranishëm është edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, ka thënë në hapjen e samitit për sigurinë, se ky është një moment historik për sigurinë e Evropës.

    Evropa po përballet me një moment “një herë në një brez” për sigurinë, tha Keir Starmer në bisedimet për të diskutuar mbështetjen dhe sigurinë e Ukrainës.

    “Në bisedat e mia në ditët e fundit, ne ramë dakord që një grup prej nesh do të punojë me Ukrainën në një plan për të ndalur luftimet, dhe më pas do ta diskutojmë atë me SHBA-në dhe do ta çojmë përpara së bashku”, tha kryeministri.

    Bisedimet e së dielës në Londër do të përqendrohen në atë se si mund të ofrohet paqe e drejtë dhe e qëndrushme, ka thënë Starmer, duke theksuar se edhe pse Rusia flet për paqen, ajo po vazhdon agresionin mbi ukrainasit.

    “Edhe pse Rusia flet për paqen, ata po vazhdojnë agresionin e tyre të pamëshirshëm”, tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!