×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Kuvendi i Lezhës dha mesazhin e fuqisë dhe bashkimit të shqiptarëve

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 16:35

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka kujtuar 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, ngjarjen e parë të shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve.

    Sveçla ka shkruar se Kuvendi i Lezhës, i mbajtur me 2 mars të vitit 1444 nën udhëheqjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dha mesazhin e qartë të bashkimit që përbën fuqinë.

    “Ky akt i përbashkimit në rezistencë, themeloi shembullin e qëndresës ndër breza, pavarësisht fuqisë kundërshtare. Vullneti për liri e pavarësi e tejkalon çdo rrethanë pasi lidhet direkt me ndjenjën e sovranitetit”, ka shkruar Sveçla.

    Ministri ka theksuar në 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, nderojmë me krenari e përulemi përpara statujës së Kryezotit të Arbërisë, strategut ushtarak e diplomatik, të liderit politik Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    “Historia e tij na udhëzon në mendim e në veprim, çdo ditë dhe përgjithmonë. Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”, ka shkruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!