Reperi i njohur i labelit TBA, Sadik Gjokaj – Kobra, ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.
“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net rastin, ku ka bërë me dije se ai u gjet i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.