Pushkë e stoli vodhi dikush në një shtëpi në Lipjan, thuhet në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është vlerësuar për “Vjedhje e Rëndë” dhe kanë nisur hetimet.
“VJEDHJE E RËNDË- Lipjan 02.03.2025-14:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi ia kanë thyer shtëpinë, ia kanë vjedhur një armë me 300-fishekë dhe tri armë gjuetie me 100-fishekë, stoli ari dhe bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.