Dy persona janë lënduar me thikë nga disa persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Prizren.
Siç njofton policia, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit.
Lidhur me rastin janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt kurse tjetri është dërguar në mbajtje.
Hetimet rreth ngjarjes kanë filluar dhe po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor dhe Armëmbajtje pa leje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.