×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Orav

    Osmani përsërit kërkesën për heqjen e masave të BE’së ndaj Kosovës

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 19:33

    Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    Këtë kërkesë, Osmani e ka bërë në takimin me Ambasadorin e BE’së në Kosovë, Aivo Orav.

    Osmani I ka cilësuar sit ë padrejta këto masa, që ka thënë se po dëmtojnë qytetarët e vendit, shkruan Reporteri.net.

    “Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Osmani dhe Orav kanë folur edhe lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

    “Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!