Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë telefonatë ka njoftuar vetë Rutte, përmes një postimi në platformën “X”, ku flet për rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar tutje se pret që shumë shpejt të takohet me Vuçiqin në Bruksel.

Reklamë

“Telefonatë e mirë me presidentin Vuçiq. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor – duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. Aleksandër, pres të të takojë në Bruksel shumë shpejt!”, ka shkruar Rutte./Reporteri.net