×
  • Lajme
  • Lajme / Thyhet rekordi

    Albin Kurti, lideri më i votuar në historinë e Kosovës

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 21:55

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer rekordin që ishte vendosur nga Presidentja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021, duke u bërë kështu më i votuari në historinë e Kosovës.

    Nga votat e rregullta, votat e mërgatës nga përfaqësitë diplomatike dhe ato përmes postës, numërimi i të cilave po vazhdon akoma, Kurti ka marrë 325 mijë e 61 vota. Osmani në 2021’ën kishte marrë 300 mijë e 756 vota, shkruan Reporteri.net.

    Nga votimi i rregullt, Kurti ka marrë 290 mijë e 862 vota.

    10 mijë e 792 vota tjera i ka nga votimi i mërgatës nëpër përfaqësitë diplomatike, deri 23 mijë e 407 vota tjera i ka nga numërimi i 77 përqind e votave të mërgatës përmes postës. Për të përfunduar numërimi i këtyre votave janë edhe 42 kuti.

    Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në mes të këtij muaji.

    Nga rezultatet preliminare, asnjë parti nuk ka siguruar mjaftueshëm vota sa për të formuar e vetme qeverinë. Vetëvendosje prin me rreth 40%, PDK-ja me rreth 22%, LDK-ja me rreth 17% dhe koalicioni AAK-Nisma me rreth 7%./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!