×
  • Lajme
  • Botë / Paralajmërimi

    “Amerika nuk do të durojë gjatë”, deklarata e Trump para se të pezullonte ndihmën ushtarake për Ukrainën

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 2:43

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    Disa orë para se ky vendim të konfirmohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump reagoi me zemërim ndaj një deklarate të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku thoshte se “përfundimi i luftës është shumë, shumë larg”.

    Trump e cilësoi këtë si deklaratën më të keqe që mund të bëhej nga Zelensky, teksa dha një paralajmërim, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo është deklarata më e keqe që do të mund të bëhej nga Zelensky, dhe Amerika nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social, duke vendosur aty edhe një link që të çon te një artikull i të përditshmes amerikane, Associated Press, ku citohej deklarata e Zelenskyt.

    “Është ajo që kam thënë, se ky njeri nuk do paqe për sa kohë ka mbështejen e Amerikës, dhe Evropa, në takimin që pati me Zelenskyyn e tha qartë se nuk mund ta realizojnë këtë (paqen) pa Shtetet e Bashkuara”, shkroi tutje Trump.

    Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën pas përplasjes të së premtes me Zelenskyn

    “Amerika nuk do të durojë gjatë”, Trump kritikon sërish Zelenskyn pas një deklarate të tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!