×
  • Lajme
  • Botë / BBC

    Vendimi i Trump për pezullim, si funksionon ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 3:06

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Vendimi vjen pas përplasjes që pati të premten me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Por, si funksionon kjo ndihmë?

    Rrjedha e ndihmës ushtarake amerikane për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës mund të jetë komplekse, por ajo ka marrë tri forma kryesore. BBC i ka zbërthyer ato:

    -Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale

    -Financimi i Jashtëm Ushtarak i Departamentit të Shtetit (FMF)

    -Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI)

    Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale lejon ushtrinë e SHBA-ve të përdorë rezervat e saj për të dërguar furnizime në Ukrainë. Ka rreth 3.85 miliardë dollarë (3.03 miliardë paund) të mbetura në autoritetin e tërheqjes për pajisje që mund të merren nga depozitat e SHBA-ve, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes për BBC-në të hënën. Shtëpia e Bardhë vendos nëse kjo ndihmë do të lirohet, përcjell Reporteri.net.

    Ka një shumë të veçantë prej 1.5 miliardë dollarësh në Financimin e Ndihmës Ushtarake të Jashtme nga Departamenti i Shtetit (FMF) për Ukrainën, që mund të lirohet për ukrainasit, si një grant ose një huadhënie direkte. FMF aktualisht është nën shqyrtim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

    Iniciativa për Ndihmën në Sigurinë e Ukrainës (USAI) i jep Ukrainës para për t’i çuar drejtpërdrejt te prodhuesit amerikanë.

    Nuk është e qartë në këtë fazë se si njoftimi i sotëm do të ndikojë në secilën nga këto kanale ndihme dhe çfarë mund të ndodhë me to në të ardhmen./Reporteri.net

    Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën pas përplasjes të së premtes me Zelenskyn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!