×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nis hetimet nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 9:48

    Pasi të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin, policia ka nisur hetimet për rastin.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokuroria.

    “Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!