×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet parlamentare

    Të numëruara 90.37%, kaq vota kanë marrë deri tani kandidatët për Kryeministër

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 10:02

    Nga përditësimi i fundit i numërimit të vendvotimeve të votimit me postë në diasporë, deri tani Lëvizja Vetëvendosje është e para me 51.70% apo 28 mijë e 593 vota. Në vend të dytë renditet LDK-ja me 30.15% apo 16 mijë e 673 vota, ndërsa pas saj vie PDK-ja me 5 mijë e 266 vota apo 9.52%, dhe AAK-NISMA me 3.09% apo një mijë e 707 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryetari i VV-së, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti deri tani, sa janë numëruar 169 vendvotime nga 187 sa janë gjithsej, ka marrë 27 mijë e 312 vota me postë në diasporë.

    Ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga votimi me postë në diasporë, ka marrë 15 mijë e 312.

    I treti, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka marrë 4 mijë e 830 vota me postë.

    Ndërsa prijësi i listës, njëherit kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka marrë deri tani një mijë e 370 vota me postë në diasporë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!