×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    PZAP-i shkel vendimin e vet, kërkon të llogariten të vlefshme fletëvotimet që më 2019 i llogariste të pavlefshme

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 14:20

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të pranojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    Kjo është e bërë e ditur përmes një vendimi nga PZAP-ja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në vendim thuhet se PZAP-ja ka vendosur që 21 fletëvotime nga qendra të votimit të vlerësohen si të vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Vetëvendosje kishte kërkuar që të llogariten si të vlefshme këto fletëvotime që janë printuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përmbajnë të gjitha subjektet e certifikuara nga KQZ.

    Të njëjtën ankesë VV e kishte bërë edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por atëherë PZAP e kishte refuzuar një gjë të tillë duke u llogaritur të pavlefshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!