Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në një reagim i janë referuar kryeministrit Kurti si “kryeministër në detyrë”
Në reagimin e tyre, ata i referohen Kurtit si kryeministër në detyrë, duke thënë se “zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.
“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt.
Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”, shkroi shkurt ajo.
Përkundër urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që Kryeministri Albin Kurti të paraqitej sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për intervistim për skandalin për rezervat shtetërore, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kurti, i ftoi sërish hetuesit e Prokurorisë Speciale që të shkojnë në zyrën e tij.
Këto komente ai i bëri në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.