Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në konferencën e sotme është pyetur se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, pasi në një konferencë të mëparshme kishte dhënë si datë 5 marsin.
“Shpallja përfundimtare për subjektet më së largu deri më 5 mars, certifikimi i tyre deri më 18 mars 2025”, kishte thënë Elezi në fund të shkurtit.
Sot ai tha se pas vendimit të PZAP’së që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme duhet të presin 48 orë nëse do të ketë ndonjë ankesë në Gjykatën Supreme.
“Sa u përket rezultateve përfundimtare KQZ është duke ndjekur të gjitha hapat që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Pra po bëjmë numërimin e fletëvotimeve në bazë të procedurave të cilat parashihen.”
“Duhet të presin afatin 48 orësh për të parë nëse ndaj këtij vendimi do të ketë ndonjë palë që do të ankimohet”.
“Dhe në rastet nëse nuk ka ankesa në Supreme atëherë KQZ do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.