×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për një grabitje të armatosur në Ferizaj, Policia jep detaje

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 16:59
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur dje në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.

    Personat e arrestuar janë I.D 35-vjeçar dhe M.Q 27-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë grabitur rreth 1 mijë euro.

    “Nga deklarata e ankueses (punëtores së marketit) dhe shqyrtimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë hyrë në market dhe kanë marrë një shumë të parave, rreth 1,000 euro”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!