×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot i kthjellët dhe me diell sot

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 7:01

    Mot i kthjellët dhe me diell parashihet edhe përgjatë ditës së mërkurë. Ultësirave mund të paraqiten kushte për mjegullinë, apo mjegull mëngjesore. Temperaturat minimale zbesin nën 0C, deri në -4C e -1C, ndërsa maksimalet gjatë ditës vijojnë me trend rritës deri në 15C e 17C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-5m/s.

    Mot kryesisht me diell po parashihet edhe ditëve vijuese deri në fundjavë dhe më i ngrohtë, me maksimale që arrinë deri në 20C e 21C ditën e premtë. Temperaturat minimale gjithashtu shënojnë rritje mbi 0C në fundjavë. Ditën e premtë dhe shtunë kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta. Nga dita e premtë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 2-6m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!