Vanesa Jackson është emri i gruas 40 vjeçare, e cila është arrestuar për sulm dhe kanosje jete, pasi leu me benzinë dhe dogji të gjallë bashkëshortin e saj 52 vjeçarin Vincent Philips.
40 vjeçarja priti derisa bashkëshortin e saj ta zinte gjumi, më pas i derdhi përsipër benzinë, dhe pa e kuptuar ai ende i hodhi një shkrepëse të ndezur.
Gruaja pranoi aktin e kryer dhe tha se zgjodhi ta digjte të gjallë, pasi ta vriste me armë do të ishte shumë e thjeshtë dhe se burri i saj nuk e meritonte një vdekje të shpejtë dhe të thjeshtë. Sipas saj, ai përdhunonte vajzën 7 vjeçe dhe meritonte të vdiste.
Vincenti nuk ka vdekur gjatë zjarrit, por trupi i tij ka djegie të shkallës së rëndë gjithësesi ai do të akuzohet për pedofili dhe abuzim seksual me të miturit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.