×
  • Lajme
  • Lajme / Akuzat për manipulim votash

    Reagon Hysen Çekaj: VV kërkuan të isha pjesë e listës së tyre, sot janë organizuar për të baltosur emrin e familjes time

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 12:45

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Hysen Çekaj ka reaguar pas akuzave të shumta nga Vetëvendosje për manipulim të votave me postë.

    Në një postim të bërë në rrjete sociale, Çekaj shkroi se VV i kishte kërkuar të bëhet kandidat për deputet, ndërsa sot, sipas tij, po organizohen të baltosin emrin e familjes së tij.

    Ai thotë se kërkesën e kishte refuzuar, pasi “kam lindur në LDK”.

    “Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra, Ata që dikur bënin fushatë duke përdorur emrin e babait tim, ata që kërkonin mbështetje brenda familjes tonë për të fituar votat e mërgatës, ata që e quanin Shtutgardin kryeqytet të mërgatës shqiptare, prej ku nisën Sali Çekaj me trima në luftë për Kosovën, ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare”

    “Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet! Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin”, shkruan Çekaj në Facebook.

    Nga votimi me postë në diasporë, kandidati për deputet i LDK-së, Hysen Çekaj ka marrë fiks 12 mijë vota, duke u renditur kështu i dyti, menjëherë pas kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhikut.

    Kjo gjë që ka ngjallur reagime të VV-së, pasi sipas tyre kjo nuk përputhet me votat që ai ka marrë në përfaqësitë diplomatike, duke marrë vetëm 98 vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!