Drejtori i CIA’s, John Ratclife, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar ndihmën e inteligjencës për Ukrainën ashtu sikurse edhe dërgimin e armëve, pas përplasjes të së premtes mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
“Trump kishte pyetje serioze nëse Presidenti Zelensky ishte i përkushtuar ndaj procesit të paqes dhe tha le t’i ndalim”, ka deklaruar Ratcliffe për Fox Business.
Ratcliffe shpreson se pezullimi do të hiqet së shpejti, teksa theksoi angazhimin e tij për të punuar me Ukrainën drejt arritjes së paqes, pas letrës nga presidenti ukrainas drejtuar Trump.
“Dua të jap një shans për të menduar për këtë dhe ju patë përgjigjen që dha Presidenti Zelensky,” shtoi Ratcliffe, “Kështu që unë mendoj se në frontin ushtarak dhe atë të inteligjencës, pauza që lejoi që kjo të ndodhte, mendoj se do të largohet”.
“Dhe unë mendoj se ne do të punojmë krah për krah me Ukrainën pasi duhet të zmbrapsim agresionin që është atje, ta vendosim botën në një vend më të mirë që këto negociata paqeje të ecin përpara”, shtoi drejtori i CIA-s./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.