×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Bordit të TRUST-it: Jam kundër tërheqjes së mjeteve

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 18:57

    Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës u pyet se a do të lejohen për tërheqje mjetet e kursimeve pensional.

    Ai në DPT te Fidani tha se është kundër këtij opsioni.

    “Unë jam kundër këtyre lëshimeve të TRUST-it. Kjo për shkak se TRUST-i duhet të kuptohet si entitet kursyes e jo investues, jo kur të na teket të shkojmë dhe t’i marrim paratë, për shkak se ajo e afekton edhe vlerën e TRUST-it vet, por e afekton edhe të ardhmen e çdo kontributdhënësi kosovar. Kështu që nuk e kisha rekomandu”, deklaroi Bajra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!