×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Një 57-vjeçar gjendet i vdekur midis rrugës në Prishtinë

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 19:35

    Një burrë, 57 vjeçar është gjendur sot rreth orës 18:15 pa shenja jete i shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë. 

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

    Ai tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!