×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Shpërfillja e Kurtit për gjyqësorin, Zyra e BE-së: Pavarësia e gjyqësorit duhet respektuar në çdo kohë

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 20:19

    Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me shpërfilljen që kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po i bën sistemit të drejtësisë.

    Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna Lachana, ka thënë për “Express” se një shtet ligjor ndërtohet mbi pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë, dhe se ky parim duhet të respektohet në çdo rrethanë.

    “Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet respektuar në çdo kohë. Gjyqësori dhe prokuroria në një sistem demokratik mund të jenë subjekt i shqyrtimit publik dhe debatit politik. Përderisa ka arsye për të diskutuar përmirësimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të gjitha kritikat duhet të jenë të balancuara, duke synuar promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!