×
  • Lajme
  • Lajme / Përditësimi

    Rezultatet e votave me kusht, Lista Serbe u votua më shumë se AAK-NISMA

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 22:35

    Procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gati një muaj pas përmbylljes së këtyre zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të njohura rezultatet e votave me kusht, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se Lista Serbe ka marrë më shumë vota me kusht se sa koalicioni AAK-Nisma. Lista Serbe ka grumbulluar 746 vota, ndërsa koalicioni ndërmjet Haradinajt dhe Limajt ka arritur vetëm 663 vota.

    Sa i përket përqindjeve nga votat me kusht, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marrë 5,214 vota, që përbën 44.25% të totalit. Më pas, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 2,377 vota, ose 20.17%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 1,607 vota, që përbëjnë 13.64%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!