Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shefqet Alija” në Gjakovë.
Policia ka bërë të ditur se ka arritur të arrestoi të dyshuarin mashkull kosovar i mitur.
I njëjti sipas policisë pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.