×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet tre persona në Lipjan, iu gjetën armë dhe substanca narkotike

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 18:50

    Tre persona janë arrestuar në Lipjan meqë pas një kontrolli në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava, një thikë dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

    Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovësn shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndaj të dyshuarve B. H, M. B,  dhe H. H, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

    Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.

    Kësisoj, dje, në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, policia duke u mbështetur në informacione të marra në rrugë operative, ka kryer kontrollin e një apartament, me ç’ rast ka arrestuar tre persona si dhe ka gjetur dhe sekuestruar;

    Një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm,
    Një thikë, si dhe,
    Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

    Ndaj të dyshuarve;

    1. H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
      M. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
      H. H, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
      me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!