×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    “Kujna ja then eshnat ti, kam me ti ** robtë” – Me fytyrë të gjakosur, Xhevati nga Gjilani thotë se e kanë rrahur keq disa policë

    Autor:Leonora F. Kolukaj
    06 Mars 2025 | 19:40

    Xhevat Bunjaku nga komuna e Gjilanit pretendon se është dhunuar fizikisht nga disa policë të po këtij qyteti.

    Lidhur me rastin ai i ka treguar edhe disa fotografi në të cilat shihet i mavijosur dhe gjakosur. Në rrëfimin e tij për Reporteri.net ai tregon se se si ka filluar problemi.

    Më ndaluan 4 policë. Po i them policë se këta kishin qenë gangstera. Dy prej tyre më thojnë kinse i kam sha para 3 jave te posta e madhe. Unë i them nuk të kam sha. Redbulla i kemi pagu… për respekt”.

    Ndër të tjerash thotë se nga këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës u kërcënua edhe me jetë dhe u sha me robë.

    Dy më kanë rrahë, i treti më ka mbajtë. I katërti ka ndejt para makinës time. Më lidhin këta, pasi më lidhin më bjen shkelm në shpinë e më gjuan për toke”.

    Bunjaku këtë rast e ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    Këta të fundit, në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net kanë thënë se ankesa është në fazën e trajtimit fillestar në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave.

    Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirnon se ka pranuar sot ankesën nga qytetari në fjalë. Ankesa e tij është në fazën e trajtimit fillestar në Departamentin për menaxhimin e ankesave“. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!