Bernard Nikaj i PDK-së ka rikonfirmuar qëndrimin e prerë të PDK-së që me asnjë kusht s’shkon me Vetëvendosjen në koalicion. Madje as nëse VV-ja ua ofron postin e Kryeministrit atyre.
“Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje me ta. Ma përpara rrijmë në opozitë, e preferojnë një qeveri të themeluar nga partitë që janë në opozitë”, tha Nikaj në Pressing.
“Nuk jemi të interesuar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as me kryeministër”, tha Nikaj.
“Nuk hyjmë me LVV-në, do të përpiqemi ta themelojmë qeverinë e opozitës nëse na vjen rendi kushtetues me themelu qeverinë e opozitës”, u shpreh Nikaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.