Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve vërehet se qytetarët më shumë i besuan Vetëvendosjes se partive tjera.
Sipas tij, rol në këtë ka luajtur populizmi i përdorur nga LVV-ja.
“Ajo që duhet me thënë është se zotëri Kurti këto zgjedhje i ka propaganduar si referendum dhe ka qenë e qartë në deklarimin e tij që ka thënë se këto zgjedhje janë referendum. Referendumi kalon kur i merr 50% plus 1, pra referendumi i tij ka dështuar, platforma e tij pavarësisht se është i pari ka dështuar”, tha ai.
Krasniqi citoi Kurtin në deklaratën e tij të para më shumë se 10 viteve i cili ka thënë se zgjedhjet i fiton ai që mundet ta formojë qeverinë.
“Gara nuk ka përfunduar, garën automobilistike e ka fituar LVV-ja por ka të bëjë me krijimin e qeverisë, atëherë faza e ardhshme është më e rëndësishme”, tha Krasniqi në RTV21.