×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Zogaj pritet të bëhet deputet, Rama njofton se Florian Dushi do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës

    Reporteri
    07 Mars 2025 | 10:18

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Florian Dushi, do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, meqë nënkryetari Alban Zogaj, sipas rezultateve preliminare ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Rama ka thënë se Dushi do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.

    “Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, ka shkruar Rama.

    Ai ka thënë se ky vendim është pjesë e strategjisë për të forcuar ekipet dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!