×
  • Lajme
  • Lajme / Bruksel

    Lobimi kundër marrjes së statusit special të Kosovës në Asamblenë e KiE-së, BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

    Reporteri
    07 Mars 2025 | 10:50

    Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    “Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së për televizionin publik.

    Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

    Zyrtarët serb e cilësuan këtë si fitore të tyre.

    Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili u mbajt në Paris.

    Nga delegacioni kosovar që ishin prezent atje thanë se ky ishte një “zhvillim i papritur”.

    Heqja nga agjenda e kërkesës së Kosovës për t’u bërë mysafire speciale në Asamblenë e KiE-së, Bogujevci: Anëtarësimi i plotë, proces i pandalshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!