×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Ambasadori francez dhe Rashiq diskutojnë për nevojën e formimit të një qeverie stabile

    Reporteri
    07 Mars 2025 | 14:30

    Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerreau ka vizituar Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku është takuar me ministrin Nenad Rashiq.

    Në takim u diskutua për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë.

    Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ambasadori Guerreau e përgëzoi ministrin Rashiq për angazhimin e tij të mëparshëm në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë.

    “Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Ambasadës Franceze në Kosovë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ku të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve të përbashkëta. Diskutimi u fokusua në mundësitë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve dhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë përmes fuqizimit ekonomik.

    U theksua nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të fortë dhe stabile, e cila si një nga prioritetet e saj do ta ketë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të lidhura përmes dialogut të Brukselit dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se ministri Rashiq dhe ambasadori Guerreau ranë dakord se bashkëpunimi i vazhdueshëm konstruktiv është thelbësor për kthimet e qëndrueshme dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!